Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Projektbuxheti, ministri Mete: Parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin 2024

13:55 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin mete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kaosit dhe tensioneve në Kryesinë e Kuvendit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024” në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, Mete është shprehur se Ministria e Ekonomisë dhe Financave parashikon se vendi do të ketë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm.

”Projektbuxheti i vitit 2024 synon një rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqenies për qytetarët, mbështetjen e punësimit cilësor dhe mbrojtjen e kategorive sociale. Projektbuxheti i vitit 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime të planifikuara dhe projekton uljen e borxhit publik. Synimi është që t’i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë dhe të mbështetjes më tej të rritjes ekonomike. Prespektiva ekonomike në vazhdim mbetet pozitive.

Kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatgjatë dhe afatmesme të ekonomisë si dhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend. Nisur nga kjo ecuri, ne kemi rishikuar projeksionet tona për rritjen reale të këtij viti në 3.7% nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar. Edhe FMN dhe Banka e Shqipërisë kanë parashikuar në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2023. Në skenarin tonë bazë për vitin e ardhshëm parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8%, ndërsa parashikojmë një rritje mesatare vjetore për rreth 4% në periudhën afatmesme e në vijim”,-tha Mete.

projektbuxheti 2024
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.