Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Birrat jo-alkoolike, terren i përshtatshëm për E.coli e salmonella, thonë shkencëtarët

22:41 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
birre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studimi ri i Universitetit amerikan Cornell thotë se të gjithë ata që mendojnë të kalojnë te birra pa alkool sipas rekomandimeve të modës së re, mund ta gjejnë veten të sëmurë edhe pa u dehur fare.

Studimi i ri thotë se birra pa alkool rezulton një terren pjellor për bakterie si E. coli e salmonela, shkruan Daily Mail.  Kjo lloj birre u paraqit më keq se birrat tradicionale dhe ato me pak alkool, sipas studiuesve, prej tipareve dezinfektuese të vetë alkoolit.

Tre tipe bakteriesh të dëmshme u testuan në birrën pa alkool dhe atë me pak alkool për një periudhë dy-mujore.

Studiuesit thonë se birrat pa alkool të mbajtura në frigorifer qëndronin më të sigurta për t’u pirë se ato që mbaheshin në temperaturë dhome, por nëse ftoheshin më shumë se ç’duhet nuk ishin më të sigurta.

“Birrat me pak alkool dhe pa alkool duhet të përpunohen me pasterizim (nxehtësi) për të arritur sterilitetin”, shkruajnë autorët e studimit të fakultetit të agrikulturës së Cornell në bashkëpunim me shoqatën e distilerisë se Boulder, Colorado, SHBA.

Studimi i publikuar gjithashtu në revistën ‘Journal of Food Protection’ shkruante se ‘filtrimi steril dhe shtimi i prezervuesve mund të konsiderohen si hapa shtesë për të reduktuar rrezikun e mikrobeve”.

Biologu Randy Worobo, shkruante se kishe gjurmuar efektet e aciditetit (pH), temperaturës së magazinimit dhe përqendrimit të alkoolit (etanol) në riprodhimin apo eliminimin e patogjenëve mikrobialë.

Ai tha se grupi testoi tre nivele aciditeti që janë tipike për pije si vera, birra dhe pije të tjera të ngjashme alkoolike. Ai testoi më pas rezistencën e mikrobeve në këto aciditete dhe temperatura, saktësisht kur pijet ruheshin në 4 gradë C dhe në 14 C. Si bakteri E. coli dhe Salmonella mbijetonin më gjatë në birrën me pak alkool ose pa alkool.

Por sipas tyre birra jo-alkoolike ishte një terren më fertil për patogjenin, edhe pse bakteri mbijetonte te të dyja. Ndërsa birra e rregullt me përqindje 4-deri-5-alkool nuk shkaktonte formim të bakterieve.

Studiuesit e Cornell tashmë rekomandojnë që birrat me pak dhe pa alkool, sidomos ato me pH më të lartë se 4.20, të kontrollohen nga ekspertët e vetë distilerive për përpunime të mëtejshme termike.

birra jo alkoolike studim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.