Seanca plenare e kësaj të enjte u zhvillua me tensione dhe kaos të fortë, kjo pasi deputetët e grupit të Rithemelimit kishin mbërritur me një skenar të mirëfilltë për sabotimin e punës së Kuvendit.
Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos-Mziut, tek përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve, shoqëruan seancën e sotme, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.
Në ambientet e Parlamentit ka mbërritur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Që në fillim të senacës janë parë pranë Kuvendit forca të shtuara policie. Ndërsa Garda ka qenë gjithë kohën në gatishmëri.
Po ashtu në Parlament kanë mbërritur oficerët e policisë gjyqësore. Oficerët po mbledhin provat në sallë, ku janë ende karriget e përmbysura. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla prezantonte projektligjet, deputetët përplasnin duart në tavolina, dhe ndezën tymuese blu.
