Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shenjat paralajmëruese të arrestit kardiak

19:00 / November 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2023 01 04 IMPACT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga sulmet në zemër, kur rrjedhja e gjakut në organe ndërpritet, arrestet kardiake shkaktohen nga ritmet jonormale të zemrës kur sistemi elektrik i trupit nuk funksionon siç duhet.

Studiuesit hulumtuan më shumë se 1.500 të rritur në SHBA për të shikuar nëse ndonjëri mund të tregonte ndonjë shenjë.

Frymëmarrja e shkurtër

Shenja më e zakonshme e hershme e arrestit kardiak ishte frymëmarrja e shkurtër, e njohur në mjekësi si dispnea.

Rreth 41 për qind e pacientëve e kishin këtë shenjë, krahasuar me 22 për qind të grupit të kontrollit.

Ishte e vetmja shenjë e lidhur dukshëm me arrestet kardiake, si te meshkujt ashtu edhe te femrat – thanë studiuesit.

Dhimbje gjoksi

Dhimbja në gjoks ishte shenja e dytë më e shpeshtë, e cila preku rreth një të tretën e pacientëve, krahasuar me një të katërtën e grupit të kontrollit.

Sidoqoftë, dhimbja në gjoks ishte e lidhur ndjeshëm vetëm me arrestet kardiake te meshkujt, jo te femrat – transmeton The Sun.

Djersitja

Diaforeza – ose djersitja e tepërt – gjithashtu preku më shumë pacientë me arrest kardiak sesa urgjencat e tjera.

Rreth 12 për qind kishin simptoma, krahasuar me 8 për qind në grupin e kontrollit. Gjithashtu, u shoqërua ndjeshëm vetëm te meshkujt, jo te femrat.

Konvulsionet

Aktiviteti i ngjashëm me konvulsionet ishte gjithashtu më i zakonshëm te pacientët me arrest kardiak sesa te grupi i kontrollit. 11 për qind kishin simptoma, krahasuar me 7 për qind.

Të përzierat ose të vjellat, dobësia, marramendja dhe simptomat e barkut, ishin më të zakonshme në grupin e kontrollit.

Arresti kardiak është humbja e menjëhershme e funksionit të zemrës, frymëmarrjes dhe vetëdijes. Kjo gjendje zakonisht rezulton nga një problem në sistemin elektrik të zemrës, i cili prish veprimin e pompimit të zemrës dhe ndalon rrjedhën e gjakut në trupin tuaj.

Arresti kardiak nuk është i njëjtë sikurse një sulm në zemër (infarkti), kur bllokohet rrjedha e gjakut në një pjesë të zemrës. Sidoqoftë, një sulm në zemër ndonjëherë mund të shkaktojë një shqetësim elektrik që çon në arrest kardiak.

Nëse nuk trajtohet menjëherë, arresti kardiak mund të çojë në vdekje. Mbijetesa është e mundur me kujdes të shpejtë dhe të duhur mjekësor. Reanimacioni kardiopulmonar (CPR), duke përdorur një defibrilator – apo edhe thjesht duke bërë kompresime në gjoks – mund të përmirësojë shanset për të mbijetuar.

Shenjat dhe simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike: Rrëzim i papritur, humbje e pulsit, ndalim i frymëmarrjes, humbje e vetëdijes.

Ndonjëherë disa shenja dhe simptoma ndodhin para shfaqjes arrestit kardiak, siç janë: pakëndshmëri në gjoks, frymëzënie, dobësi, rrahje të shpejta, palpitacione (megjithëse më së shpeshti, arresti kardiak ndodh pa shenja paralajmëruese).

arrestit kardiak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.