Konfliktet e herë pas hershme me bashkëshorten e kanë çuar 31-vjeçarin nga Klosi, Ari Hoxha në familjen e saj në fshatin Plan i Bardhë. Informacione jozyrtare bëjnë të ditur se 31-vjeçari ka kërcënuar me armë familjarët e saj, me të cilët gjithashtu ka pasur një debat.
Por teksa policia, e cila ishte lajmëruar për konfliktin, shkoi drejt vendngjarjes, 200 metra larg shtëpisë së vjehrrit të të ndjerit gjetën trupin e tij të pajetë dhe një armë zjarri automatik. Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje të të riut.
NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos morën informacion nga qyetarët se shtetasi në kërkim Ari Hoxha, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gurrë, i armatosur po shkonte në drejtim të banesës së bashkëshortes, në fshatin Plan i Bardhë Klos.
Shërbimet e Policisë të Stacionit Klos u nisen menjëherë drejt adresës ku kishin marrë informacion për personin e armatosur, i cili ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos kanë kërkuar përforcime dhe kanë rrethuar në distancë banesën.
Në pritje të ardhjes së përforcimeve nga DVP Dibër, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri. Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë shtetasi Ari Hoxha.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Matit është në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë nga fotot e tij të siguruara nga tirananews.al, i riu shfaqet tek bën selfie me një armë në dorë.


