Pas shpërthimit të ndodhur në një pikë karburanti dje në Tiranë, efektivët e Komisariatit nr. 4 arrestuan menaxherin e subjektit të pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl”.
Në pranga përfundoi Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit.
Ngjarja për pak sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë.