Këtë të hënë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobëta në relievet e larta malore. Për ditën e martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit.
Dita e mërkurë do jetë më vranësira mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim të vendit më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive afatshkurtra me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
