84-vjeçari i cili ra pre e një sulmi nga një qen pitbull teksa ecte në rrugë, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Durrës. Ai kishte marrë plagë të rënda në trup, gjymtyrë dhe fytyrë si pasojë e kafshimeve dhe prej së premtes ndodhej nën kujdesin intensiv të mjekëve. Pronari Armand Lala që mbante tre qen të tillë në oborrin e shtëpisë është arrestuar nga policia nën akuzën e braktisjes së kafshëve të shoqërimit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
