Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do të vras oj k…” Bashkëshorti me probleme mendore e dhunon, donte të shihte djalin me autizëm që ka 1 vit pa e takuar

20:57 / November 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një gruaje nga Vlora, e cila prej 1 viti nuk takonte dot djalin e saj të mitur, me probleme të theksuara autizmi.

Suada Ramaj tregoi për gazetarët se djalin po e mban i shoqi i cili ka edhe probleme me shëndetin mendor, ai ka vajtur dhe ia ka marrë në shtëpi, para 1 viti.

“Unë e rrita dhe e ndoqa në të gjitha terapitë djalin, tani erdhi bashkëshorti dhe ma mori, jemi në proces divorci dhe unë kam 1 vit pa parë djalin”, thotë e përlotur Suada.

Ndërkohë ajo thotë se as në shkollë nuk e lejon drejtori që ta takojë, sa herë shkon ai i tregon derën.

Fiksi solli takimin e znj. Ramaj me drejtorin e shkollës, ku ky i fundit e nxjerr nga institucioni dhe i thotë “nuk merrem unë me këto gjëra” dhe se djalin nuk mund ta takonte në shkollë.

Si të mos mjaftonte kjo, gruaja merr përgjigje edhe në Shërbimin Social Shtetëror Rajonal Vlorë, ajo i kërkon drejtorit që ta ndihmojë të takojë djalin, por ai i thotë “nuk merrem unë me këtë gjë”.

Fiksi solli vajtjen e Suadës në shtëpinë e bashkëshortit, aty ku vajti vetëm për të takuar djalin, por që ajo u dhunua nga i shoqi, derisa ra në tokë. Bashkëshorti gjatë dhunës e kërcënonte me vrasje. “Do të vras, moj k…”, i bërtet i shoqi.

Pas këtij momenti Suada shkon në spital dhe Komisariat dhe pajiset me urdhër të menjëhershëm mbrojtje në gjykatë.

Ndërkohë Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkin Vlorë, Irena Stasa, mori përsipër për të ndjekur rastin. Ajo tha se nuk ka ditur problemet e kësaj familje, di vetëm për problemet e djalit dhe trajtimin e tij me kemp.

“Nuk ka ardhur asnjëherë kjo zonjë të ankohet te ne, ju falenderoj ju që na e sollët rastin, ne do e ndjekim me përparësi, dhe punonjësi i mbrojtjes së fëmijës do shkojë menjëherë në banesën ku rri djali dhe t’i bëjnë vlerësim”, thotë znj. Stasa.

Pas mbërritjes së urdhrit të mbrojtjes në këtë institucion, e dhunuara do marrë edhe asistencë ligjore nga Qendra Psiko-sociale “Vatra”, një qendër e përzgjedhur nga Drejtoria e Shërbimit Social në Bashki.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.