Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Ityalisë, në lidhje me menaxhimi ne refugjatëve.
KE ka deklaruar se është “në dijeni të marrëveshjes operacionale ndërmjet autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve migratore, ndërsa shton se kjo marrëveshje duhet të të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtare.
“Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar: marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e tillë të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i BE-së për mediat italiane.
Menaxhimi i dy kampeve të emigrantëve në Shqipëri do të jetë italian, sipas kritereve të BE-së, shpjegoi kryeministri shqiptar Edi Rama, për mediat italiane.
“Po, menaxhimi do të jetë italian, ka një protokoll shumë të saktë, është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime, gjithçka bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së. Kjo marrëveshje, vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë, kur Italia kërkon t’i jepet një dorë, ne jemi gati ta japim”- tha Rama.