Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Pesë gola të shënuar, 5 të anuluar dhe 2 kartonë të kuq. Çelsi fiton derbin e çmendur me Totenhemin pa Brojën

23:35 / November 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celsi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Derbi i Londrës mes Totenhemit dhe Çelsit ka qenë me të vërtetë i veçantë, pasi ka dhuruar një sfidë të rrallë sot në kampionatin anglez. Në fund kanë qenë blutë që kanë dalë triumfues, në një sfidë ku ndodhi gjithçka.

Armando Broja e pa këtë ndeshje si spektator, pasi nuk ishte në 18-shen e përzgjedhur nga trajneri Poçetino. Skuadra e tij në fillim shfaqi probleme pasi pësoi gol dhe ishte me fat që iu anulua një i dytë vendasve të Totenhemit.

Më pas e kishte radhën Sterling t’i anulohej gol, ashtu si edhe Kaisedos. Por në këtë rast të fundit, gjatë aksionit u vu re një ndërhyje e parregullt e Romeros, i cili u ndëshkua me të kuq teksa blutë fituan penalltinë me të cilën Palmer barazoi shifrat. Para fundit të pjesës së parë kishte kohë për një tjetër gol të anuluar të Xhekson.

Në pjesën e dytë, Totenhem u mundua të rezistonte ndaj sulmeve të bluve në inferioritet numerik, por Udogi shkatërroi gjithçka me kartonin e kuq të tij në minutën e 55-të. Vendasit rezistuan sa mundën, derisa në minutën e 75-të, Xhekson më në fund kaloi në avantazh Çelsin.

Ndërsa nga një anë Totenhemi pa t’i anulohej një tjetër gol dhe të shpërdoronte dy mundësi të mira për barazimin, nga ana tjetër Xhekson përfitoi nga hapësirat në mbrojtje në minutat shtesë për të tundur rrjetën edhe dy herë të tjera dhe vulosur fitoren 4-1 në këtë derbi të pazakontë.

TOTENHEM-ÇELSI 1-4

6’ Kulusevski / 35′(p) Palmer, 75′, 90’+4′, 90’+7′ Xhekson

image 5

5 anulluar 5 gola celsi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.