Gjykata e Posaçme ka dënuar me tre vite burg efektivin e policisë me gradën nënkomisar, Sokol Canameti.
Ai pëfiton ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg. Ndërsa për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike.
Canameti u arrestua pasi akuzohet se mori 2 mijë euro për të ndërhyrë në lirimin e një të arrestuari për drogë.
Mbi të rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
