Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Disa fëmijë palestinezë me kancer dërgohen në Egjipt për trajtim

21:35 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1699387465 palestine2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa fëmijë palestinezë në Gazë, që vuajnë nga kanceri, janë lejuar më 7 nëntor që të kalojnë kufirin në Rafah, për t’u trajtuar në Egjipt.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, 12 fëmijë janë transferuar në spitalet e specializuara për kancer. Autoritetet nuk thanë nëse fëmijët kanë udhëtuar vet apo ndonjë familjarë i ka shoqëruar ata.

Evakuimet nga Gaza ngecën të premten pas një mosmarrëveshjeje midis Izraelit, Egjiptit dhe grupit militant palestinez, Hamas. Qindra kamionë me ndihmë humanitare janë lejuar të hyjnë në Gazë nga Egjipti që nga 21 tetori.

Por, punëtorët e ndihmës kanë thënë se ndihmat që po dërgohen nuk plotësojnë kërkesat e banorëve në Rripin e Gazës. Po ashtu, në pikëkalimin në Rafah, që lidh Gazën me Egjiptin, janë lejuar të kalojnë qindra persona që kanë pasaporta të huaja dhe pacientë.

Që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor dhe vrau mbi 1.400 persona dhe rrëmbeu mbi 200 të tjerë, Izraeli ka rrethuar Rripin e Gazës dhe e ka sulmuar këtë territor nga ajri dhe toka.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 10.328 persona. Në njoftimin e kësaj ministrie më 7 nëntor u tha se në mesin e viktimave ishin 4.237 fëmijë dhe 25.956 të tjerë ishin plagosur që nga nisja e luftës Izrael-Hamas.

femije kancer palestineze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.