Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryebashkiakja Cara: 2.5 milionë pelegrinë e vizitojnë kishën e Shna Ndout gjatë vitit

23:57 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
majlinda cara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, thotë se përgjatë 1 viti rreth 2.5 milionë pelegrinë vizitojnë kishën e Shna Ndout. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Opinion”, kryebashkiakja e Kurbinit, shprehet se pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout kulmon në muajin Mars që shënon me nisjen e “13 të Martave”.

“Popullata e Bashkisë Kurbin është 74 mijë banorë. Është e organizuar në 4 njësi administrative. Me Bashkinë Kurbin e drejtojmë anën drejt turizimin dhe ky është një ndër vendet që promovon ekonominë, vendin kryesor që duhet të krenohemi sepse në krye të qytetit të Laçit kemi kishën e Shna Ndojt. Ka pelegrinë përgjatë gjithë vitit dhe e vizitojnë 2.5 milionë pelegrinë që vijnë për ta vizituar kishën e qytetit dhe më pas kur kryhen ritet në kishë, dreka shijohet në lagunën e Patokut. Ky pelegrinazh sjell ekonomi pak për qytetin, por jo sa duhet. Kulmon në muajin Mars kur filllojnë “13 të martat e kishës së Shna Ndojt”, pelegrinazhi më i madh përfundon në 13 Qershor.”

Kryebashkiakja Cara thotë se në Malësinë e Kurbinit janë gati 13 kisha të vjetra, ndër të cilat 3 janë restauruar dhe janë bërë të vizitueshme për turistët.

“Në Malësinë e Kurbinit janë gati 13 kisha të vjetra që kemi filluar dhe bashkë me kishat një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe kemi restauruar 3 kisha të vjetra që janë bërë të vizitueshme për turistët. Pjesa më e madhe e turizmit është laguna e Patokut dhe Kisha e Shna Ndojt”, shprehet kryebashkiakja Cara.

kisha shna ndou kisha shna ndout majlinda Cara pelegrine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.