Bllokimi i rrugëve nga opozita ka sjellë probleme në mjaft zona të vendit. Sipas informacioneve të policisë në qarkun Diber opozita ka bllokuar rrugën tek ura e Matit, në afërsi të Burrelit. Janë rreth 300 protestues të cilët u kanë vënë flakën gomave. Por kjo pikë është tejet e rëndësishme për gjithë komunitetin e kësaj zone pasi nuk ka alternativë dhe momentalisht policia po negocion me protestuesit për të kaluar një makinë që mbart kufomën e të vetvrarit sot në Klos.
Postime te ngjashme
Add A Comment
