Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karamuço tregon kurthin e ri i SPAK, po hetojnë pasuritë

23:45 / November 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço gjatë diskutimit në “Top Story” deklaroi se ka ndryshuar totalisht taktika e hetimeve.

Karamuço u shpreh se tashmë në funksion ka hyrë shkolla amerikane, ku nuk kanë më kompleksitetin se kë kanë përpara, ish-president apo ish-kryeministër.

Ndër të tjera ai shtoi se taktikë e hetuesve është edhe gota e ujit që ofrohet në momentin që meresh në pyetje.

“Ka ndryshuar komplet taktika e hetimeve. Kemi pasur taktikën bolshevike, erdhëm tek ajo kontinentalja, tani jemi tek shkolla amerikane. Madje edhe vetë ata që po e zbatojnë në SPAK këtë, sapo janë trajnuar për këtë çështje. Lidh fillimin e trajnimeve që kryen BKH-ja, pastaj prokurorët e deri tek vizita e fundit.

E para nuk kanë më kompleksin se përpara kanë ish-president apo ish-kryeministër. E dyta kanë futur disa teknika të investigimit që nuk i kemi eksperimentuar dhe njohur më parë. Madje kanë futur teknika që ne i japim vetëm si teori, i kanë futur në praktikë.

Kur shkon aty të japin vetëm gotën e ujit dhe ti mendon që kaq miqësorë janë, është pjesë e taktikave që bëhet. Pra kanë krijuar një mënyrë tjetër të implementimit të një shkolle, ku shumica e këtyre do të bien në një grackë në thonjëza, të ligjit.

Edhe këto dosje që ne flasim janë dosje depërtimi, ndërkohë që ti mendon që është dosja dhe unë nuk kam asnjë firmë. Ata po hetojnë një gjë më të madhe që ka të bëjë me pasuri, asete dhe para kudo që t’i kesh”, deklaroi Karamuço.

ervin karamuco pasuria spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.