Deputeti i Rithemelimit, demokrati Saimir Korreshi ka ndezur në seancën plenare në Kuvend disa flakadanë me tym të bardhë dhe e gjithë salla është e mbuluar nga tymi i bardhë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e përjashtoi atë nga seanca. Sapo nisi seancën, Nikolla kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull, por Berisha reagoi duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.
Nikolla: Garda merrni masa.
Berisha: Jo, jo nuk preken.