Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Progres-raporti i Komisionit Europian, Balluku: Vlerësim i drejtë dhe i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave

11:43 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1699525754xbelinda 0002 frame 3937 262
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.kryeministrja Belinda Balluku progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, e ka cilësuar si vlerësim real, i drejtë dhe i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave. Në një konferencë të përbashkët së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, Balluku vuri në dukje përmirësimet në disa fusha, kryesisht në zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kriteret ekonomike.

“Efektet janë në sytë e qytetarëve tanë, por marrin rëndësi të madhe kur certifikohen nga ndërkombëtarët. Qeveria shqiptare, kryeministri Rama, ne kemi deklaruar angazhimin maksimal për të përmbushur detyrat e anëtarësimit në BE, por i gjithë ky proces bëhet bazuar në kapacitetet e njerëzve tanë. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara. Procesi i screening përfundon në fund të këtij muaji dhe Shqipëria vlerësohet pozitivisht për përgatitje aktive dhe profesionale në këtë proces.

Ka vijuar me progres zbatimi i reformës në drejtësi, institucionet e reja të gjyqësorit tashmë janë plotësisht funksionale. Struktura kundër korrupsionit e krimit ka arritur rezultatet dhe u zgjodh prokurori i ri. Vetingu ka përparuar në mënyrë të kënaqshme. Progres në luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria u hoq nga lista ri në tetor 2023. Zgjedhjet e 14 majit u vlerësuan të mirëadministruara konkurruese dhe me pjesëmarrje të aktorëve politikë. Skena politike vazhdon të shënohet nga polarizimi politik. Sa i takon kritereve ekonomike, Shqipëria është e përgatitur për ekonomi tregu funksionale. Tregon elasticitet dhe rritja e PPB mbeti e fortë pavarësisht nga lufta Rusi-Ukrainë. Zbatimi i agjendës së gjelbër Shqipëria ka progresuar në mënyrë të ndjeshme. Transformim digjital dhe media”.

Poa shtu Balluku theksoi se me planin e ri të rritjes Ballkanit pëerëndimor i jepet mundësia të hapë tregje të reja më shpejt me BE para se të anëtarësohet plotësisht. “Shqipëria ka rritur kapacitete për të fituar me meritë projekte që parashikohen në planin e rritjes ekonomike në tregun e vetëm të BE. Rritje e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Procesi i anëtarësimit në BE nëpërmjet këtij plani shkojnë paralelisht. BE ka qenë partner i besueshëm. Me planin e ri të rritjes Ballkanit Perëndimor i jepet mundësia të hapë tregje më shpejt me BE para se të anëtarësohet plotësisht. Rritje ekonomike e të ardhurave për çdo qytetar. Shqiëpria mbetet e vendosur të vijojë rrugën e reformave të thella në të gjitha fushat për të arritur mirëqenien e çdo qytetari”.

balluku BE EU
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.