Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar, e dashura mohon akuzat: Kemi jetuar në ankth, duhet të gjejnë vrasësin

12:34 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klaudio myrtaj i vrare ne itali 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

34 vjeçari Klaudio Myrtaj u gjet i vrarë me plumb në kokë. Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe e dashura e tij për median italiane ”La Stampa”, duke mohuar kategorikisht mundësinë për një krim pasioni. Hetuesit i kanë kthyer telefonin 40-vjeçares pasi e sekuestruan si provë që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes.

“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, kishim disa debate si në çdo çift. Një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe kishte goditur me grusht në dy raste persona të tjerë, por ata nuk ishin ish-të dashurit e mi apo njerëz që unë i njihja. Askush nuk do ta kishte vrarë për mua, por ndoshta ai do ta kishte bërë. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij.

Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte. Ishte hera e parë që punonte për shokun e tij, ndoshta për të fituar para. Këtë e ka bërë nga e marta deri të shtunën, me një përjashtim të enjten në mëngjes, kur e shoqërova te mjeku për një dëmtim në dorë. Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës, domethënë një orë para vrasjes.

Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Ne po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta”, deklaroi partnerja e 34-vjeçarit.

Klaudio Myrtaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.