Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën Safet Gjicit. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv. Të njëjtën vepër, SPAK-u i ka komunikuar edhe Alma Kaçit, e cila u shfaq në videon e bujshme duke kryer marrëdhënie intime me Gjicin.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë, Ai akuzohet për korrupsionit pasiv. Ajo u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së asaj dite, duke iu komunikuar masa e sigurisë ”arrest shtëpie”.
SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma.K duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
