Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunimi i 3-vjeçares, AMP çon në prokurori dy punonjës policie

14:55 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dhuna ne kopsht
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dhunës barbare ndaj një 3-vjeçareje në kopshtin “Stinët” në Tiranë dhe mos reagimit të policisë pas denoncimit të prindërve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në prokuror dy oficerë policie nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Agjencia bën me dije se ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës

Reagim:

Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e të miturës tek Kopështi ‘Stinët’ në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”.

Të proceduar janë oficerët:
– Nënkomisar Y. Ç., me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve;
– Nënkomisar B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera pas denoncimit në Polici dhe publikimit në emisionin investigativ “Stop”, ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit “Stinët” në datë 1 nëntor.

Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për 3 oficerë policie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.