Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Rasti i 3-vjeçares, MAS ngre task-forcë për kontrollin e institucioneve arsimore

15:30 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MASH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha subjektet që operojnë në fushën edukimit dhe arsimit do të kontrollohen nga një task-forcë e ngritur nga Ministria e Arsimit, por edhe subjekte të tjera, si policia, tatimet dhe pushteti vendor.

“Në mënyrë të veçantë strukturat e Ministrisë e Arsimit, që nga Drejtoria e Përgjithshme, zyrat arsimore, drejtoritë rajonale dhe vetë ministria për të monitoruar edhe një herë në terren të gjitha institucionet parashkollore private në lidhje me përputhshmërinë. Janë angazhuar dhe Policia e Shtetit, Inspektoriati Shtetëror, Drejtoria e Tatimeve, policia bashkiake e me radhë për t’i paraprirë çdo fenomeni negativ.”

Ngritja e kësja task-force erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kopshtin “Stinët”, ku u dhunua 3-vjeçarja nga edukatorja, Majlinda Dehima. I pyetur përse strukturat e ministrisë së Arsimit nuk e kanë kontrolluar këtë kopësht më herët, drejtori i Politikave të Arsimit Parauniversitar Shkëlqim Allkaj tha se ministria nuk ka pas asnjë informacion në lidhje me ketë subjekt dhe se duhet të kontrollohej nga pushteti vendor.

“Ministria e Arsimit mbulon, ndjek të gjitha institucionet arsimore të licencuara. Një person i cili vepron në mënyrë të paligjshme me shtetin nuk ekziston në databazën e ministrisë. Institucionet arsimore parashkollore prej vitit 2016 janë në juridiksion të qeverisjes vendore. Këto struktura duhet të jenë të organizuara nëse ky tatimpagues fjala vjen, ka licensë për ta ushtruar aktivitetin.”

Sipas Allkaj kopshti “Stinët” ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme.

“Për të ushtruar aktivitet në fushën e arsimit duhet marrë licensë në Ministrinë e Arsimit dhe për këtë paraqiten një sërë dokumentacionesh dhe vetëm kur plotësojnë kriteret, ato marrin licensën. Në këtë rast, nga se rezulton, institucioni në fjalë nuk e ka bërë një aplikim asnjëherë në ministrinë e Arsimit.”

Ministria e Arsimit u bën apel qytetarëve që të verifikojnë institucionet private ku çojnë fëmijët, dhe të denoncojnë çdo subjekt që operon si institucion i arsimit parauniversitar në mënyrë të paligjshme.

Majlinda Dehima Ministria e Arsimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.