Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thellohet tragjedia e shembjes së skelës në Gjermani, humb jetën 33 vjeçari nga Mati

21:05 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A Visha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është thelluar tragjedia e ndodhur rreth 10 ditë më parë në Hamburg të Gjermanisë kur një skele ndërtimi u shemb duke u rrëzuar bashkë me punëtorët që ndodheshin në të.

Për pasojë 4 shqiptarë humbën jetën në vend, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe matjani 33-vjeçar Alfred Visha nga Kurdaria e Matit. Ai ndodhej në gjendje kome që prej datës 30 tetor, ndërsa një natë më parë mësohet se ka ndërruar jetë, pasi nuk arriti tu mbijetojë plagëve që mori në kantierin e ndërtimit. Alfredi ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Alfred Vishës e kanë bërë të ditur vetë familjarët e tij, të cilët pak ditë më parë, kërkuan edhe mbështetjen e shqiptarëve për kurimin e 33-vjeçarit që po luftonte me jetën.

Skelat në të cilat punonin punëtorët shqiptarë të ndërtimit ranë nga kati i tetë i një pallati në një bosht ashensori mëngjesin e 30 tetorit.  Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një ndërtese në portin e qytetit Hafen, që do të përfshijë një qendër tregtare, restorante, zyra dhe hotele. 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në këtë kantier të madh ndërtimi u urdhëruan të evakuojnë menjëherë vendin e tragjedisë.

alfred visha gjermani vdes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.