Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e elektriçistrit mund të ishte shmangur? Policia: Dispeçeri dhe shefi i ekipit shpërdoruan detyrën

11:33 / November 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia thtoë se elektriçisti në Elbasan mund të mos kishte humbur jetën nëse kolegët e tij do të kishin kryer detyrën siç duhej. Sipas dyshimeve të para të policisë, shefi i ekipit të OSHEE-së dhe dispeçeri kanë shpërdoruar detyrën, duke sjellë pasoja të rënda. Njëri nuk ka informuar për ndërhyrjen e 61-vjeçarit në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë e ndërsa tjetri nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektricisti. Për pasojë dispeçeri është arrestuar nga Policia e ndërsa shefi i ekip[it është vënë në hetim.

Njoftimi i plotë

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. T., 61 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën sepse ra në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e këtij rasti:

-arrestuan shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.