Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Taulant Dedja: Si u shpërblye me fuoristradë Neritan Ceka, loja e ndyrë e Berishës për të shmangur Nanon!

21:05 / May 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dedja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Taulant Dedja, një emër shumë i njohur dhe i rëndësishëm i Partisë Socialiste, ish-deputet i saj, ish-prefekt i Tiranës, ish-zëvëndës ministër, i dërguari i qeverisë për menaxhimin e krizës në Kosovë, por mbi të gjitha një “socialist rrace” i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe antikonformiste, ka vijuar goditjen e ashpër ndaj Edi Ramës, Sali Berishës dhe politikanëve të tjerë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, socialist Dedja thekson se politikanët e sotëm nuk janë burra, e aq më pak shtetarë, duke futur padyshim në këtë “thes” Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën etj.

Duke deklaruar se nuk është bërë pishman për asgjë që ka bërë deri më sot, madje as pse ka votuar që Bamir Topi të bëhet President i Shqipërisë, Taulant Dedja zbulon dhe disa zullume të ndodhura në atë kohë, pas të cilëve fshihet Sali Berisha dhe Ben Blushi.

Kështu, Dedja tregon se në atë kohë Sali Berisha futi në garë Neritan Cekën vetëm për të shmangur Fatos Nanon, duke e shpërblyer më pas me një fuoristradë, që kishte në përdorim Bamir Topi, kur ishte President.

Mesazhi i plotë i Taulant Dedjes.

Nuk jam njeriu i pishmaneve!

Dikush me pyeti sot pasi kish lexuar intervisten time tek “The Albanian” a jam bere pishman per voten ne favor te Bamir Topit ne vitin 2007 (sipas tij “presidenti me i padenje”).

Ja dhe pergjigja ime: Une nuk kam asnje pishman ne jete madje ne intervisten e mesiperme e theksoj qe nuk jam njeriu i pishmaneve. Cilet jane presidentet e “denje” apo “te padenje” u takon historianeve ta thone. Per kete ceshtje kam dhene publikisht shpjegime dhe kam patur fatin te vendos ne kushtet kur isha deputet i pavarur por dhe sikur te isha deputet i grupit te PS, nuk ka patur ne ate kohe asnje vendim zyrtar se si duhej votuar dhe u be nje loje e “ndyre” vetem e vetem per te shmanguar Nanon, loje e orkestruar nga Ben Blushi te cilin me pas Rama e flaku ndersa sot perseri ‘flirtojne” ne raporte te tjera.

Nese i rikthehemi momentit, pra faktit qe Shqiperia ndodhej ne prag te pranimit ne NATO, Kosova ne prag te shpalljes se pavaresise dhe mesazhi i nderkombetareve ishte qe duhej stabilitet politik (dhe jo zgjedhje te parakohshme qe mund te provokoheshin nga moszgjedhja e presidentit) jam i bindur perseri sot se kam vepruar drejt. Nese sot do isha ne te njejten situate do veproja ne te njejten menyre. Une votova per kapercimin e krizes jo per emrin konkret.

Besoj se eshte krejtesisht e ndershme ne raport me faktin qe Neritan Ceka hyri ne gare vetem per te shmangur Nanon dhe me pas u shperblye duke marre ne perdorim fuoristraden qe kish perdorur deri ne ate moment Bamir Topi si deputet. Pjesa tjeter e atyre qe votuan (me ndonje perjashtim) u luhaten sa majtas sa djathtas, ndersa une zgjodha terheqjen nga politika qe e deklarova qe te nesermen e votimit. Edhe per kete vendim nuk kam asnje pishman. Perkundrazi! Sikurse dhe e them serish, nese Nano dhe Berisha bene nje kompromis, treguan qe ishin burra shteti (pavaresisht gabimeve apo difekteve) jo si keta te sotmit, qe nuk jane as burra aq me pak shtetare.


Taulant Dedja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026

Berisha nxjerr fotot nga holli i Kryeministrisë: “Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri”

14:18 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.