Kryeministri Edi Rama thotë se në buxhetin e ri për vitin 2024 do të ketë një mbështetje financiare për më shumë se 717 mijë pensionistë. Rama shkruan se pensionistët do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve, për të cilin do të vihet në dispozicion fondi prej 250 milionë eurosh. ”Buxheti për vitin e ri 2024, mbështet financiarisht 717.330 pensionistë nëpërmjet indeksimit dhe bonusit të pensioneve 250 milionë euro”,-thuhet në postimin e Ramës.
Postime te ngjashme
Add A Comment
