Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Eli Fara zbulon anën e panjohur të karakterit: Dukem e butë, por jam…

14:10 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eli fara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eli Fara është në prag të publikimit të këngës së re që do t’i shtohet repertorit të saj të pasur muzikor. Kur përmend këtë të fundit, të kujtohet menjëherë karriera e saj e gjatë dhe e suksesshme si këngëtare dhe nuk mund ta lidhësh Eli Farën me asnjë profesion tjetër.

Por gjatë bisedës me “Aldo Morning Show”, artistja tregoi dy profesione të mundshme që mund t’i ishin përshtatur nëse nuk do të merrej me muzikë. Në ‘sekretet’ që ndan në program, Eli zbulon edhe anë të panjohura të saj, si rastet kur qetësia që e karakterizon ‘thyhet’ nga zemërimi.

Aldo: Nëse s’do ishe këngëtare, çfarë do ishe?

Eli Fara: Çfarë s’do isha. Ndoshta do isha… unë kam punuar edhe mësuese në fakt.

Aldo: E di.

Eli Fara: Do kisha ndenjur mësuese, por…

Aldo: S’besoj se do kishe nerva.

Eli Fara: Unë shoh që kam pasion arkitekturën.

Aldo: Arkitekturë? Një studio kështu…

Eli Fara: Jam e apasionuar pas arredimeve, do isha e shkëlqyer.

Aldo: Po përse nuk e bën?

Eli Fara: Po shkoi vapa me gushtin.

Aldo: Ç’ia fut kot? Ku ke gusht ti moj motër? Ti maksimumi tetor, po gusht? Ti s’ke fare! Shyqyr publiku të ka parë që atëherë, të sheh edhe tani dhe e dinë të gjithë që ti nuk ke gusht. Cila është një anë e Elit që njerëzit e afërt e njohin, por publiku nuk e njeh? Kurioz jam, si i ke nervat ti Eli, kur të ndizet llampa, të ikën truri, 30 sekonda?

Eli Fara: Jam…

Aldo: Bishë.

Eli Fara: Vizualisht dukem e butë dhe jam e butë.

Aldo: Je në natyrë. Sa e ke, 30 sekonda?

Eli Fara: Kur jam në një pikë që nuk mban më… durimi im është pa kufi, realisht pa kufi. Por po arriti ai limiti i gjithë kufijve, unë jam katastrofë. Por jo katastrofë në kuptimin që të humbas logjikën, por e ndiej edhe vetë…

Aldo: Që e tepron?

Eli Fara: Jo nuk e teproj. Po nuk fola, e ke keq punën me mua. Po fola është shumë keq puna. Por po nuk fola, nuk ka kthim mbrapa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.