Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësuesi largohet nga puna për dhunë, nxënësit në protestë: Nuk futemi në mësim, i bënë kurth

10:12 / November 16, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1700123733 lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte, nxënësit e klasave të nënta në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë, bojkotuan procesin mësimor dhe dolën në protestë. Kjo pasi mësuesi i matematikës Ramiz Bajrami u largua nga puna, i cili pak dite më parë shfaqej në një video në rrjetet sociale duke goditur një nxënës gjatë orës së mësimit.

Por vetë nxënësit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Arsimit, që sipas tyre mësuesi u provokua dhe ra pre e një kurthi brenda klasës. Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë lloj mase ndaj mësuesit, ndaj dhe nxënësit e irrituar kërkojnë që ministria të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë.

“Ne kemi vendosur që të bojkotojmë. Nuk do të hyjmë në mësim derisa profesori ynë të kthehet në krye të punës. Përderisa nxënësi nuk ka pasur shenja dhune e kanë hequr kot nga dhuna e kanë heq kot nga puna dhe ne s’do futemi në mësim derisa profesori të kthehet në punë. Kemi dalë në protestë për profesorin tonë dhe nuk futemi në mësim. Nuk pranojmë asnjë mësues tjetër që të na bëjë mësimin. E kanë hequr prej pune pa të drejtë”, thonë nxënësit.

Kosova Lezhe Ramiz bajrami
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.