Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Më kërkuan lekë, më rrahën dhe më lanë poshtë krevatit”/ Rrëfehet 54-vjeçari që u dhunua në banesën e tij

17:27 / November 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

54-vjecari Sokol Bajgora, nga fshati Baltez i Fierit, i cili u dhunua në orët e para të mëngjesit të së enjtes (16 Nëntor), ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, ndërsa tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e tij për të vjedhur.

Ai tregon se ndodhej i vetëm në shtëpi, dhe se mungesa e energjisë elektrike e bëri gjithë situatën më të vështirë.

Me fytyrën e mavijosur, 54-vjeccari rrëfen se ndërsa ka refuzuar që t’ju japë para personave të maskuar, ata e kanë goditur disa herë me tytën e armëve, dhe e kanë lënë të plagosur poshtë krevatit.

“Ata i kishin rënë derës, i thyen xhamin edhe hynë. Unë dal nga dhoma gjumit, pa mbërritur tek dera, ata erdhën me elektrikë me automatikë, direkt më thanë ‘Lekë!’

S’kam lekë iu thashë pastaj më vunë poshtë të tre e fut e bjerë pastaj.

Më kanë qëlluar në kokë me qyta pistoletë. Donin të m mbyllnin gojën, të më lidhnin dhe këmbët e duart.

Siç isha, i lyer në gjak, bërtita fort që të më dëgjonte ndonjë nga vëllezërit se i kam afër, por ai kishte qenë në punë, unë e dija që ishte pushim. Pas ca minutash më lanë poshtë krevatit, si duket iu interesonte të mos ngrihesha.

Zvarrë-zvarrë u ngrita, s’orientohesha dot se dritat na ishin fik, shkova tek vëllai dhe pastaj njoftuam Policinë.

Tre veta me pistoleta automatikë, me maska, siç i mban Policia, vetëm syri. S’i njoha”, ka thënë ai.

54-vjecari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë, ndërkohë që Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Sokol Bajgora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.