Shkolla “Pjetēr Budi” Burrel është konsideruar nga matjanët si “universiteti” i kësaj treve. Edhe aktualisht kjo mbetet një nga shkollat e mesme më të rëndësishme në rrethin e Matit. Nxënës nga shumë shkolla të njësive administrative e frekuentojnë atë, pasi këtu ka mësues të një niveli më të lartë.
Nisjen e investimit të fundit është komentuar nga kryebashkiaku Agron Malaj:
Nis puna për rikontruksionin e Gjimnazit “Pjetër Budi”, në #Burrel
Nxënësit e kësaj shkolle do kenë në dispozicion dhe terrene të reja sportive për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionin e mësimit në shkollë.
Bashkia #Mat dhe qeveria shqiptare janë të angazhuara maksimalisht për investimet në sektorin e institucioneve Arsimore në të gjithë territorin.
