Mediat italianë kanë publikuar lajmin e zhdukjes së një 30-vjeçari shqiptar, që jetonte në Marina di Ragusa. Ai ishte mik te kushërinjte e tij dhe ka humbur gjurmët që prej 30 prillit.
Dorian Licaj ishte në Itali prej janarit, dhe prej pak ditësh jetonte në zonën e plazhit ku ishte në kërkim të një pune, por të martën në mbrëmje ai është larguar me një biçikletë ngjyrë të kuqe,
Mediat italiane thonë se ai ka dokumentet me vete dhe telefonin celular, që aktualisht rezulton i fikur. Askush nuk di se çfarë kishte veshur në momentin e largimit. Nga familjarët është mësuar se ai kishte gjendje ankthi para se të largohej dhe u ka lënë një letër të afërmve ku kërkon falje për vuajtjen që do të shkaktojë, duke lënë të kuptohej se kishte qëllim vetëvrasjen.
Ndërkaq kërkimet vijojnë në Ragusa prej dy ditësh .
