Këtë të premte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për vendimin e gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, ku katër persona mbetën të vrarë. Për gazetarët Manja tha se tashmë me atë vendim të Strasburgut, 21 Janari është një kapitull i hapur dhe se autoritetet shqiptare duhet të kenë një përgjigje të qartë.
“Më duhet të them që vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh është një vendim i mirë, konfirmoi qëndrimet tona me 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës.
Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Strasburgut. 21 janari kapitull i hapur, duhet të ketë përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare për 21 janarin. Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror”, tha Manja.
Sa i takon çështjes së Belerit, Manja tha se nuk beson që Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.