Reperi amerikan, Snoop Dog, ka befasuar fansat, ku thotë se do të heqë dorë nga konsumimi i marijuhanës. I njohur për “renë e tymit” që e shoqëronte gjatë gjithë kohës, përveçse hiteve muzikore, Snoop Dog shprehet se këtë vendim e ka marrë pas një konsultimi të gjatë që ka bërë me anëtarët e tjerë të familjes.
Fansat kanë mbetur të habitur nga deklarata e producentit të “Death Row Records”, i cili raportohet se pinte 75 deri në 150 cigare marijuhanë çdo ditë. Disa prej tyre shkruajnë se kjo është shakaja e radhës e reperit, teksa të tjerë mendojnë se ai mund të ketë qenë nën efektin e marijuhanës kur kanë bërë postimin.
“Pas shumë bisedave me familjen time kam vendosur të heq dorë nga bari. Ju lutemi respektoni privatësinë time në këtë moment”, shkruhet në mesazhin e Snoop.
