Të mbledhur këtë të premte, Gjykata e Posaçme shtyn për më 1 dhjetor seancën ndaj Laert Haxhiut. Prokuroria do të relatojë provat shkresore dhe më pas do të lexohet pretenca.
Gjatë seancës pati debate mes avokatit Detar Hysi dhe relatorit të seancës Erjon Çela. Hysi kërkon që gjykata të pranojë kërkesën e tij për heqje dorë nga përfaqësimi i Haxhiut me argumentin se klienti nuk do të mbrohet më prej tij.
Trupi gjykues e kryesuar nga Erjon Cela relatoi se Hysi duhet të qëndrojë deri në zëvendësimin nga avokati kryesisht.