Një 40-vjeçar është paraqitur në Komisariatin e Pogradecit dhe ka bërë një kallëzim, pasi bashkëshortja e tij, 38 vjeç është larguar nga banesa.
AI ka kërkuar ndihmën e policisë së Pogradecit për kthimin e gruas sa më shpejt në shtëpi. Nuk dihen ende shkaqet se bashkëshortja është larguar.
Gjithashtu sot kallëzime janë bërë edhe në Komisariatin e Korçës dhe Devollit, pasi kanë humbur kontaktet prej disa ditësh me nënën dhe një tjetër me babain.
