Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Kuçovë. Një makinë ka përplasur një të moshuar me biçikletë.
Nga përplasja e rëndë, Veiz Plaku ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që i mori jetën të moshuarit me makinë është një 21-vjeçar, i cili është vënë në prangat e policisë.
