Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj nën akuzë! Ish-zëvendësi i tij dhe biznesmeni Rrapaj janë në burg

13:23 / November 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1700309544 cats
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK-u bëri me dije këtë të shtunë, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Të premten e ardhshme do jetë dita e parë e tij për t’u paraqitur në BKH. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të këtij viti pati edhe 8 masa arresti, mes tyre ish-zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit i arrestuar është ish-zvministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat “mashtrim”, “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Biznesmeni Rrapaj, ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit. Në një reagim të bërë në gusht, Beqaj deklaronte se ishte e nevojshme të krijohej një operator i vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend.

Prej 17 gushtit 2023 të arrestuar me masë sigurie burg janë ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në masa sigurie ‘arrest me shtëpie’ ose ”detyrim me paraqitje”.

Lexo edhe https://tirananews.al/spak-firmos-per-ilir-beqajn-detyrim-paraqitje-dhe-ndalim-udhetimi-jashte-per-ish-ministrin-e-ps-se/

Ilir Beqaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.