Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjatja e afatit të aplikimit, bie fluksi për karta identiteti, Voda: Mos prisni dhjetorin!

13:25 / May 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karta identiteti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjatja e afatit për aplikim për karta të identitetit ka ulur dhe fluksin dhe radhët e gjata në zyrat e aplikimit.

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj inspektuan zyrat e aplikimit për kartat e identitetit në Njësinë Administrative Nr. 8 e 9 në kryeqytet. Voda ka apeluar që qytetarët, të cilëve u përfundon afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit ID, t’u drejtohen zyrave të aplikimit sa më shpejt për të shmangur radhët e fundvitit.

“Kemi vënë re një ulje të fluksit të aplikimeve për karta të identiteti kohët e fundit, kjo ndoshta edhe për shkak të vendimit për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë, por ne u bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë të aplikojnë, të mos e lënë për momentin e fundit, pra në dhjetor, pasi do të ketë një fluks tjetër, i cili ai është i lëshimit të pasaportave biometrike, çka do të vështirësojë në një farë mënyrë edhe pajisjen me karta identiteti.

Sigurisht që pajisja me kartat e reja shërben që edhe qytetarët të marrin shërbime në institucione të tjera publike apo private, si në banka apo për lëvizjet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ato vende ku lëvizet me karta identiteti, kështu që duke qenë se infrastruktura është ngritur në bashkëpunim edhe me njësitë e qeverisjes vendore dhe qytetarët tashmë kanë mundësinë që në mënyrë komode të vijnë e të pajisen me karta, ne u bëjmë thirrje të gjithëve, të mos e lënë për moment të fundit, të vijnë, të aplikojnë dhe të pajisen me kartat e reja të identitetit”, apeloi zv.ministrja e Brendshme.

afati i aplikimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.