Pas Kuvendi mohoi që të ishte dhënë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolli urdhër për masa të veçanta për seancën e të hënës, kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish.
Me ironi, Bardhi shkruan se “Lindita nuk jep urdhra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama”.
“Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, thuhet në reagim.
