Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Groposi 16-vjeçarin për orën “Rolex”, kalon për gjykim dosja për Kristjan Cenajn, ja akuza

10:15 / November 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6371
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë dosja për Kristjan Cenajn, personi që ekzekutoi dhe groposi në Maj të vitit 2015 për një orë “Rolex” mikun e tij, 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj.

I pandehuri nga Kurbini do të përballet në gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasoje vdekjen”. Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Mariglen Gjonaj u zhduk në rrethana misterieze në vitin 2015. Eshtrat e tij u zbuluan rastësisht në 3 Prill 2022, kur një fshatar i zonës së Fushë-Kuqes, i vuri zjarrin një ferre pranë pronës së tij.

Me djegien e ferrës, dolën në dritë dhe mbetjet kockore të një njeriu. Pas analizimit të ADN-së, rezultoi se eshtrat i përkisnin pikërisht 16-vjeçarit të zhdukur në Maj 2015 Mariglen Gjonaj. Nga muaji prill e deri në tetor, prokuroria dhe policia e Laçit kanë zhvilluar disa veprime hetimore, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e shokut të viktimës, Krisjan Cenaj.

Ndalimi i tij është bërë vetëm pas ardhjes nga Italia, ku pasi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij, në mesnatë ai ka vendosur të largohet sërisht në Itali. Por Cenaj u arrestua në pikën kufitare të Rinasit, duke ju komunikuar akuza e vrasjes së 16-vjeçari. Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoj se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkaktoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Kristjan Cenaj Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.