Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet diskutimi me dyer të mbyllura, Rama porosi deputetëve: Kujdes me kandidaturat. Deklarata e Xhafajt shkakton debate

14:51 / May 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama grupi i PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve të tij që të bëjnë kujdes me kandidaturat për kryetarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë.

Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar Socialist me dyer të mbyllura, Rama është ndalur edhe te profili i këshilltarëve bashkiakë. “Kandidatët për anëtarë këshillash të jenë njerëz pa lidhje me personat e zgjedhur, kushëriri, krushku, miku dhe shoku, qoftë i kryetarit të bashkisë, deputetit, prefektit apo ndonjë ministri. Këshilltarët duhet të jenë figura me integritet dhe që kanë mbështetje në komunitet”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti Rama.

Sipas tij, përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit duhet të jenë duke llogaritur pjesëmarrjen e opozitës në to.

“Kandidatët për kryetarë bashkish duhet të vendosen sikur opozita do të futet në zgjedhje. Nuk duhet të kontribuoni në vendosje të kandidatëve të partive të tjera”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Kreu i PS-së u ka kërkuar deputetëve që të bëhen pjesë e propozimeve për kandidatët për kryetarë bashkish, ndërkohë që një pjesë e kandidatëve janë rikonfirmuar, një pjesë tjetër është prezantuar nga vetë Rama dhe në disa bashki ku ka disa kandidatura, PS po zhvillon sondazhe për të përcaktuar kandidatin më të pranuar nga strukturat dhe komuniteti.

Në vijim të porosive për zgjedhjet vendore, Kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe të vijojnë kontaktet me qytetarët dhe ngritjen e shtabeve elektorale dhe grupeve të punës.

DEPUTETËT

Në mbledhjen e kësaj të enjteje me Grupin Parlamentar, Kryeministri Edi Rama iu drejtua deputetëve, drejtues politikë të qarqeve, se duhet të gjejnë kandidatët më të mirë për bashkitë.

Një deklaratë e Fatmir Xhafajt në mbledhjen e Kryesisë duket se ka krijuar debat mes deputetëve. Ka qenë deputeti Fatmir Velaj, i cili i kishte kërkuar sqarime Xhafajt për qëndrimin e tij ndaj kandidimit të deputetëve për kryetarë bashkish.

Para deputetëve, Xhafaj sqaroi se nuk është ai që kishte nxjerrë jashtë Kryesisë diskutimet e bëra në të dhe mbështeti qëndrimin e tij se, pavarësisht se në Kryesi kishte folur në parim, duhet të bëhet kujdes me tendencën e kandidimit të deputetëve për kryetarë bashkish.

Partia Socialiste do të garojë pesë deputetë të Grupit të saj Parlamentar për kryetarë bashkish dhe dy prefektë të sapoemëruar për dy bashki të mëdha. Socialistët kërkojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Lezhës nga të djathtët me anë të deputetit Pjerin Ndreu, i cili ka kohë që po punon në zonë dhe është prezantuar edhe nga Kryeministri Rama.

Një tjetër deputet do të duhet të lërë mandatin e tij për të kandiduar për zgjedhjet lokale. Nuri Belba do të kërkojë votat për Bashkinë e Përrenjasit. Ndërsa pritet kandidimi i deputetit Rakip Suli për Kamzën. Dy deputetë të tjerë, Flamur Golemi dhe Ilir Xhangolli, pritet të dorëzojnë mandatin e deputetit për të garuar për Bashkinë e Gjirokastrës dhe të Pogradecit. Debati për luftën nuk i ka shpëtuar edhe mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist.

Deputeti i Lushnjës, Bujar Çela, ka pyetur drejtuesit e grupit se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit. “Do të kemi një qëndrim të unifikuar për 5 Majin, apo secili do të lavdërojë e do të ngrejë luftën e vetë dhe heronjtë e vetë”, mësohet të ketë pyetur Çela, i cili si përgjigje ka marrë porosinë për të marrë pjesë në Ditën e Dëshmorëve pranë veteranëve dhe familjarëve të tyre. / panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.