Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Samiti i Diasporës/ Zv.ministrja e Jashtme zbulon detajet: I ndarë në 4 panele dhe me dyer të hapura

14:45 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artemis malo ok 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Samiti i Diasporës në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme, i cili bashkon përfaqësues dhe komunitete të shqiptarëve të zhvendosur nga të gjitha anët e globit. Kjo ngjarje përqendrohet në lidhjen e diasporës shqiptare me vendin e tyre të prejardhjes dhe në thellimin e marrëdhënieve midis tyre.

Në një lidhje ‘Live’ për “Tirana Live”, zëvendës ministrja për Evropën dhe Punët e Jashme, Artemis Malo ka ndarë detaje rreth këtij samiti, duke e konsideruar me rëndësi për komunitetin.

Sakaq, ajo ka zbuluar se Samiti i Diasporës do të jetë dhe ‘online’ në mënyrë që të gjithë jenë pjesëmarrës. Ndërsa, për pjesën fizike, Malo theksoi se do të jetë një organizim me dyer të hapura dhe mund të bëhen pjesë të gjithë ata që kanë një ide.

“Është një event nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Është i ndarë në 4 panele, aktualisht po zhvillohet paneli i kulturës, në vijim do të jepen disa çmime. Më pas do të jetë samiti, ku do të ketë pjesëmarrës nga rajoni të një rëndësie shumë të lartë.

Samiti është konceptuar në një mënyrë të tillë që të ketë disa nënprodukte. Në orët e para të paradites pas përfundimit të seancës plenare, çdo ministri do të organizojë çështjet të cilat përmbajnë problematikat e caktuara nga i gjithë rajoni.

Samiti është i hapur dhe ministria ka vënë në dispozicion një link dhe i jep mundësinë të gjithë personave që të marrin pjesë. Nga ana tjetër përveç platformës, ky organizmin është me dyer të hapura dhe ne i ftojmë të gjithë ata që kanë një ide të bëhen pjesë e kësaj platforme.

Një marrëveshje që do të lancohet në ditën e samitit është ajo e bashkëpunimin me Italinë, kështu që sot kryetari Erion Veliaj do të firmosi marrëveshjen me kryetarët e komunave. Ky samit ndryshe nga samitet e mëpërparshëm është më i konsoliduar”, tha ndër të tjera Malo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

“Muzg në kopshtin e qershive”/ Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar, duket si një kronikë aktuale

21:59 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.