Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Breçani mori telefonin Sky të Nuredin Dumanit, si e ndihmonte t’i shmangej policisë

22:41 / November 22, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brecani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, ku mes tyre ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Nga “zbërthimi” i bisedave, duket se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje, i kishte dhënë telefonin e tij me programin “SKY ECC” ish-shefit të Policisë, Erzen Breçanit, i cili komunikonte me eksponentin tjetër të botës së krimit, Bujar Ajetin, për të dekonspiruar aksionet për kapjen e Dumanit.

Më datë 15.08.2020 ora 18:23:54, Bujar Ajeti duke përdorur CC4RE2 komunikon me përdouresin J35P60 ku flitet reth faktit që e kanë përgjuar dhe se kush ja ka dhënë këtë informacion. Ata zhvillojne biseden: “.

Pjesë nga bisedat:

“X”: Po cne aty duke ju pergju juve me lale..Si ësht puna? Kush paska qen ai motër…

Bujar Ajeti: O lale fije e për pe… Ifoni, lale që mbajm me vete.…Pa e hap fare. I fikëm. Komplet.

“X”: He mos ja fut kot…

Bujar Ajeti: I përgjo. Po lale…100 %.…Po po…Me anë të imeit..

Në orën 18:26:39 Bujar Ajeti dërgon mesazhet ku dyshohet se me fjalën “erz” i referohet Erzen Breçanit. Ai dërgon mesazhet “Nuk kanë qenë tu më përgju. E ka hanger ai tjetri..Erz..Ato lart…O lale…E kan bo.…Të Tiranës.…Pash zotin mos fol me kand.…Maje për vete qa folëm bashke… Sjam tu i zanë besë as ktij tani…”

Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023 ku ndër të tjera deklaron:

“..Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në nje bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tierë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni. Kuitoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit e personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij. Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale të Policisë së Shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situatë dhe i kishte thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani” dhe në telefona pasi ishin në përgjim. Kjo rezultoi e vertetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, kur vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë…..”. Ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me dat 19.09.2020 në orën 16:31:56 me perdoruesin “Y” përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.

Me datë 17.08.2020 në orën 12:41:14 përdoruesi Nuredin Dumani komunikon me Bujar Ajetin dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marrë Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes së telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC.

Ai dërgon mesazhet:

Ok. Ta gezojn.…Kodin e ka…Cimicimi.…Dhe të parin dhe të dytin…a bone…

Ky fakt, mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera ai deklaron se:

Do të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kerkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që ta informonte per lëvizjet që do bënte policia për llogarinë time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Breçani. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë.

erzen brecani nuredin dumani sky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.