Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Balla kërkon bashkëpunimin e nxënësve: Denoncojini personat që ofrojnë drogë pranë shkollave

09:51 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9eabc2ed 920f 423b 8634 f81f88d4f8f7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke bashkëbiseduar me nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se prej shtatorit siguria në shkolla po ngrihet në një nivel tjetër. Ai foli më tej për nevojën e krijimit të një aleance me nxënës e mësues, për të përballuar fenomenet negative që kërcënojnë të rinjtë.

“Shkolla juaj është në qendër të Tiranës, dhe ka lidhje me zona shumë të frekuentuara, që janë edhe shpesh burim i fenomeneve që shqetësojnë prindërit tuaj. Detyra jonë është të garantojmë që qoftë te rruga kur vini, qoftë të lokalet që frekuentoni apo mjedise të tjera publike, të rritim kontrolli. Që ne ta bëjmë punën më mirë, na duhet dhe një aleancë dhe bashkëpunimi juaj. Ju përmes oficerit të sigurisë, mësuesve, etj mund të ndani me ne të dhëna për ta çuar në një nivel tjetër paketën e sigurisë, që ne kemi iniciuar. Çdo informacion që na jepni është tepër i dobishëm”, u shpreh ministri.

Të gjitha institucionet qendrore e vendore do të jenë të angazhuara për të bërë detyrën. “Lufta kundër shpërndarësve të narkotikëve mund të fitohet nëse kemi më shumë informacion. Raste të personave që ju thonë shko merre këtu, shko bleje atje, të na i thoni dhe pastaj është policia që merr masa për të identifikuar dhe vendosur ligjin. Kam marrë mesazhe nga nxënës e prindër dhe policia ka vepruar duke ndërhyrë në kohë”, tha ministri Balla.

Nxënës pohuan se masat e marra janë të ndjeshme, duke filluar nga perimetri i sigurisë, heqja e shitësve ambulantë rresh shkollës, etj. por ajo që kërkohet në vijim mbetet konsolidimi i këtyre rezultateve. Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj tha se do të shtohet prania e patrullave në zonat ku zhvillohet mësim, e mbahen kontakte me stafet pedagogjike, nxënësit, prindërit apo oficerët e sigurisë.

74988da2 fb55 4518 8068 0ebcb86305ff

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.