Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigand kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë. Në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen paradës kuqezi më 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“MIRËMËNGJESI. Nga Tirana e veshur KUQ E ZI. Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , ora 11:00. #PARADAKUQEZI2023”, shkruan Veliaj.
