Si do festojmë festat tona kombëtare? Sinoptikania Besa Sherollari ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe fillim javën. Sipas saj fundjava do jetë në kushtet tipike të ditëve të dimrit. Në pjesën më të madhe të territorit do ketë reshje shiu, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindje do të ketë reshje bore.
”Ditët e festave, për fat të keq lajmet për kushteve meteorologjike, pasi ditën e martë ne presim përsëri depërtim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe në zonat malore mbi 600-700 metra, reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri në mesatar.
Edhe dita e mërkurë pritet të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike. Reshjet e shiut dhe të borës do të jenë prezentë deri në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë. Por duke filluar nga dita e martë ne presim një rritje të temperaturave, ku në zonat malore të arrijnë deri në 0 gradë celsius, pra pritet të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të martën dhe të mërkurën”, u shpreh sinoptikania Besa Sherollari.
