Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Kryeparlamentari Ruçi ka një mesazh për zyrtarët e Kongresit të SHBA

09:51 / January 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruscruc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi i dërgoi një mesazh urimi zyrtarëve të lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA, Eliot Engel, Steny Hoyer dhe James E. Risch.

Ruçi uroi z. Eliot Engel, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Populli shqiptar sheh në personalitetin Tuaj mbrojtësin më të spikatur të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada, merita për të cilat keni fituar mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan të Neë York-ut. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan në mesazhin e tij dërguar Kryetarit të Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Mesazh te posacem, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i dërgoi edhe Steny Hoyer, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përvoja Juaj rreth tridhjetëvjeçare në Kongres si edhe kontributi Juaj i shquar në Grupin Demokrat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, janë garancia se nën lidershipin Tuaj, Grupi Demokrat do të kontribojë edhe më shumë që Dhoma e Përfaqësuesve tu shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan si edhe zhvillimit, ruajtjes së paqes, garantimit të sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet e demokraci.” thuhet në letrën që Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgon Kryetarit të Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, z. Steny Hoyer.

Nje mesazh i dergoi edhe  James E. Risch, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nën lidershipin Tuaj, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme dhe Senati i ShBA-së do tu kontribojnë mbështetjes së zhvillimit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet, qytetërim e demokraci. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në letrën e urimit dërguar Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të ShBA, z. James E. Risch.

kongresi mesazh RUCI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.