Një ditë e bukur sot në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa” në qytetin e Burrelit. Me iniciativë tē kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj u zhvillua një aktivitet interesant për të kujtuar e vlerësuar kontribuesit e sportit të basketbollit prej themelimit deri ne vitet 2000.
Gjatë ceremonisë së mirëorganizuar u përmendën ish drejtuesit e klubit, trajnerët ndër vite, basketbillistet e ekipit të parë dhe skuadrës së të rejave.
Në fjalën e tij kryebashkiaku tha se ai dhe Bashkia Mat nuk mund të harrojë mundin dhe sakrificat e sportisteve matjane. “Rezultatet që ju keni arritur në këtë sport na bëjnë krenar të gjithëve. Ne do të bëjmë të pamundurën për ta ringritur këtë sport të vështirë por të bukur”, theksoi Malaj.
Emocione të veçanta sollën për të pranishmit e shumtë fjalët e zgjedhura të sportisteve të talentuara të Matit.
Agron Malaj, kryetar i Bashkisë Mat, Hasan Pasha, nënprefekt i këtij rrethi dhe Shpresa Tusha, përgjegjëse e Zyrës Arsimore Mat shpërdanë çertifikatat e mirënjohjes për ish zyrtarët e basketbollit dhe sportistet që bënë emër në shkallë kombëtare e më gjërë.
Në fund të ceremonisē me interes ishte organizimi i një ndeshje basketbolli.

