Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ermal Mamaqi rikthehet në Top Channel me sezonin e dytë të H.O.T

23:20 / November 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6589
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seriali H.O.T rikthehet në sezonin e dytë, që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel.

Duke filluar nga 7 janari, çdo të diel në orën 21:00 për 10 javë me radhë, publiku do të shijojë dramën shqiptare të producentit Ermal Mamaqi. Me një kast aktorësh të mirënjohur, H.O.T premton të bëjë për vete publikun.

I ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas”, Mamaqi foli për rikthimin e tij në Top Channel.

“Rikthehem në Top Channel, në vendin ku pothuajse lindëm, u rritëm. Sezoni i dytë i serialit H.O.T kthehet këtë radhë në Top Channel. Unë dhe bashkëproducenti im, Dritan Huqi, jemi shumë të lumtur që të shfaqim të dielën, në orën 21:00, nga data 7 janar në Top Channel. Për 10 javë me radhë”.

Ky sezon do të vijë me disa ndryshime, u shpreh aktori.

“Sezoni i dytë ka disa prurje të reja, do të jetë Zamira Kita në kastin e aktorëve. Serialin e kemi bërë më dramatik. Ka qenë dramë komedi. Tani jemi fokusuar te drama. Me fotografinë e Spiro Ninos, kemi marrë një nivel më të lartë të imazhit të serialit, kështu që besoj se do të pëlqehet nga publiku”.

Është privilegj i madh të jem sërish në Top Media, tha artisti, ndërsa moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj këmbëngulën të dinin se përse Mamaqi u largua nga Tv Klan?

“Jemi miq me të gjithë televizionet. Mendoj se ky bashkëpunim që do të kem në Top Channel, do të jetë edhe më frtytdhënës, por edhe për disa arsye të tjera që nuk është rasti t’i them këtu. Të them të drejtën, një nga kameramanët nuk më pëlqeu si ishte ishte veshur një ditë (qesh)”, u përgjigj ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.