Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Kek shtëpie me kos, receta e shijshme dhe me pak shpenzime

18:35 / May 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Keku me kos është një recetë e thjeshtë, e ëmbël e cila përgatitet krejt thjeshtë dhe pa shumë mundim.

E shijshme dhe e kombinueshme në mënyra të ndryshme, me fruta të thata, arra, bajame, lajthi, fruta të freskëta, por edhe akullore me shije të ndryshme.

Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike të kekut me kos krejt lehtë në kushtet e shtëpisë.

Nëse preferoni, gjatë përgatitjes së brumit mund ta shtoni pak banane të prerë në kubikë apo fruta të tjera që preferoni.

Një kombinim tjetër interesant i këtij keku është përdorimi i pak arre kokosi të grirë gjatë përgatitjes së brumit

Përgatitja e Kekut me Kos

Përbërësit

2 gota uji me miell gruri

2 kokrra vezë

1 gotë uji sheqer

2 filxhan kafeje kos

2 filxhanë kafeje gjalpë të tretur  (për një gatim më të shëndetshëm, AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit, madje edhe në rastin e ëmbëlsirave)

2 lugë gjelle lëkurë limoni apo portokalli e grirë

½ e lugës së kafesë me sodë buke

1 filxhan kafeje me arra të thërrmuara (sipas preferencës)

Një lugë sheqer pudër

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon që në një tas të rrihni vezët me sheqerin.

Në vijim shtoni kosin, gjalpin e tretur, lëkurën e limonit ose portokallit, arrat e thërrmuara dhe nëse dëshironi edhe fiq të thatë të grirë hollë.

E gjithë masa përzihet mirë.

Më pas, sitet mielli, përzihet me pak sodë buke dhe i hidhet masës së përgatitur.

Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik.

Pastaj hidhet në një formë keku apo tepsi të lyer më parë me pak vaj dhe të pudrosur me miell.

Piqet në furrë përreth 35-40 minuta në 180 gradë.

Lihet të ftohet pak, hiqet nga tava dhe sipër i hidhet sheqer pudër.

Gjatë përgatitjes së kekut një pjesë e tij mund të përzihet sipas preferencës me kakao dhe i hidhet sipër, kurse pjesa tjetër lihet e bardhë./AgroWeb.org

kek shtepie kos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

20:38 / March 11, 2026

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Kos/ Anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit

20:45 / September 16, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.